Oriola Marashi, modelja bukuroshe shqiptare, që ka studiuar kanto në Universitetin e Arteve festoi dje ditëlindjen dhe përpos urimeve të të famshmëve për të si: Endrit Mërtiri, Alban Ramosaj, Elena Lika, etj, ajo që na ra në sy ishte diçka tjetër. Në foton e publikuar prej saj në profilin zyrtar në ‘instagram’ ku njofton ditëlindjen, ajo që bie në sy përveç linjave seksi të Oriolës është trëndafili që mban në dorë dhe pusulla bashkë me të, mbi të cilën shkruhet “I love u”. Kaq ishte ajo që ne mundëm të deshifronim, sepse ka edhe disa rreshta më sipër, të cilat është e pamundur të lexohen. Po na ndihmuat do ua dimë për nder. Ndërkohë Oriola edhe 100 të lumtura për ty! / revistawho.com