Cara Delevingne jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokë bionde e vetulla të zeza, por pamja e re e saj i ka habitur të gjithë. Modelja është fotografuar në Toronto pa flokë, e qethur zero. Por ky ndryshim nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë tendence mode, por Cara-s i është dashur t’i sakrifikojë flokët e saj për filmin “Life in a year” që po xhiron. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, modelja habiti të gjithë ndjekësit në Instagram kur u shfaq me një prerje flokësh shumë të shkurtër. Ndërsa tani po habit akoma më shumë duke u qethur tullace./revistawho.com