lefuture

Modelet e Victoria’s Secret nisen për në Paris

15220189_735931016562571_1617447103157980342_n

Marka e njohur e të brendshmeve, Victoria’s Secret, e cila zhvillon çdo vit shfaqjen e mrekullueshme me modelet bukuroshe, ka postuar në Instagram foto nga avioni i klasit të parë ku udhëtonin engjëjt për shfaqjen në Paris. Këtë vit do marrin pjesë një numër më i madh modelesh se në vitet e tjera të shfaqjes, duke përfshirë emra të njohur në industrinë e modës si Irina Shayk, Bella Hadid dhe Kendall Jenner e cila u ftua për herë të dytë në shfaqje. Këtë vit nuk do marrin pjesë modelet e famshme Candice Swanepoel dhe Behati Prinsloo, të cilat janë bërë nëna disa muaj më parë dhe kanë vendosur për të mos iu bashkuar shfaqjes e për të kaluar kohë me fëmijët e tyre.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password