Moda gjithmonë ndryshon por kjo veshje mbetet e preferuara e femrave

Vjeshta sapo ka ardhur dhe shumë janë të paduruara të nxjerrin veshjet tipike të stinës. Këtë sezon peliçet falso, bashkë me suksesin e markës britanike Shrimps, kanë fjalën, ashtu si xhupat e mëdhenj, të frymëzuar nga sfilata Balenciaga nga Demna Gvasalia. Por për ato që nuk kanë në të përditshmen e tyre shpirtin e një Anna Dello Russo, ato mund të kthehen gjithnjë tek graali që edhe më të fiksuarit e modës kërkojnë çdo ditë këtë sezon, pardesyja.

Pardesyja, vishet dhe duhet gjithnjë pavarësisht viteve që kalojnë. E përjetshme, me prerje klasike, perfekte dhe me tipare të forta kameleon (e përshtatshme në çdo ambient), është perla e rrallë e vjeshtës në të cilën mund të investoni pa asnjë rrezik.

Një vlerë e garantuar në garderrobë që rimon me kohë e keqe dhe pamje fantastike, që përballet me të gjitha sfidat. ADN-ja e saj është lehtësisht e dallueshme, me prerje të zymtë dhe mashkullore dhe stil me frymëzim Chesterfield, formati i saj i gjatë apo treçerekshe, tre kopsa të thjeshta apo me mbërthim të kryqëzuar, pardesyja është një dizajn i përjetshëm.

Ajo di të kalojë ku do duke thkesuar veshjen që mbahet poshtë, pra pamje zyrtare ose shumë shik ose casual. Gjyrat e saj tipike? Kamel, gri qeni, blu marinë, bordo ose e zezë. Përbërja? Në rastin më ideal kemi një përzierje të leshit me kashmir. Thën dryshe, për këtë sezon kjo është një blerje e garantuar që nuk ju bën pishman.

des-manteaux-classiques-intemporels-et-chics-photo-2des-manteaux-classiques-intemporels-et-chics-photo-4-1des-manteaux-classiques-intemporels-et-chics-photo-5des-manteaux-classiques-intemporels-et-chics-photo-6des-manteaux-classiques-intemporels-et-chics-photo-7des-manteaux-classiques-intemporels-et-chics-photo-9des-manteaux-classiques-intemporels-et-chics-photo-11des-manteaux-classiques-intemporels-et-chics-photo-12des-manteaux-classiques-intemporels-et-chics-photo-14

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password