Qeveria dje ka miratuar kontratën e dhënies me koncesion për përfundimin e Rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Zbatimi i kontratës do të nisë rreth muajve korrik-shtator të vitit të ardhshëm. Në këtë kohë të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në Rrugën e Kombit do të fillojnë të paguajnë tarifën përkatëse. Tarifa do të jetë 5 euro për mjetet e vogla dhe arrin në 10 euro për autobuzët dhe kamionët. Personat apo kompanitë që udhëtojnë me shpesh në këtë rrugë është vendosur një sistem abonimi që do të mundësojë qarkullimin e tyre kundrejt një tarife 40 euro në muaj. Kalimi në Rrugën e Kombit do të jetë pa pagesë vetëm për banorët e Kukësit.