• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Misioni i “Dua të të bëj të lumtur” vazhdon në “Klan”

Mbrëmjen e kaluar në studion e “Opinion” ka qenë i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha. Në përfundim të programit moderatori Blendi Fevziu i ka komunikuar se dikush ka ardhur ta takojë. Bëhej fjalë për Ramazanin, minatorin që punonte në minierat e Bulqizës i cili u surprizua nga bashkëshortja në programin “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani. Bashkëshortja e tij zgjodhi ta falënderojë publikisht për gjithë sakrificat dhe ndau me publikun historinë e dashurisë që lindi nga nëntoka. Moderatori i ‘Opinion’ Blendi Fevziu ishte surpriza e madhe për Ramazanin gjatë mbrëmjes emocionuese.

Ai e ftoi të ndjekë live një nga emisionet e tij dhe mbrëmjen e kaluar e ka bërë realitet ftesën.

Duke qenë se Ramazani kishte shprehur dëshirën për të takuar ish-kryeministrin Sali Berisha, moderatori kishte zgjedhur emisionin e djeshëm për të mundësuar edhe takimin me të. Misioni i ‘Dua të të bëj të lumtur’ është përmbushur me sukses edhe jashtë ‘Top Channel’, në një tjetër ekran, si ‘Klan’./revistawho.com

CLOSE
CLOSE