Janë kudo bashkë, në çdo festë apo udhëtim, madje këtë vit pushimet kanë vendosur t’i kalojnë me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për një grup shumë të ngushtë miqsh të cilët duket se e shijojnë jetën dhe i marrin më të mirën asaj.
Pjesë e këtij grupi miqësor është edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika. Këngëtarja Julka dhe bashkëshorti i saj, DJ Andy janë gjithashtu gjithmonë pranë miqve të tyre. Pjesë e grupit janë edhe persona të tjerë me një profil pak më të ulët publik.
Çdo rast familjar, përvjetor apo ditëlindje kthehet në festë për ta. Në ambiente të zgjedhur me shumë shije dhe me muzikë të mirë ata argëtohen dhe i gëzohen gjithmonë shoqërisë së njëri-tjetrit.
Grupi së fundmi është duke shijuar pushimet në Saint-Tropez, Francë. Pamjet e postuara duken magjike ndërkohë që netët i kanë kaluar duke shijuar performanca dhe muzikë të mirë./revistawho.com