Miqtë: Bisedat e fundit me Bujar Lakon dhe dy rolet që i mbetën peng

image

Bujari, me trupin prej atleti, pantallona xhinse, një setër të zezë, me jakën e ngritur lart dhe me një mjekër të bollshme nuk shuante vetëm kuriozitetin tonë adoleshent për të parë nga afër një aktor që e kishim parë prej kohësh në kinema dhe TV, por sfidonte edhe kohën, moralin e ngurtë dhe edukatën spartane të modës komuniste, që këmbëngulte që mjekrën ta konsideronte si shthurje morale!”.

Nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, e përshkruan Bujar Lakon me imtësi, pas ndarjes nga jeta të aktorit në moshën 68-vjeçare. Ai u shua ditën e djeshme në orën 08:30 të mëngjesit për shkak të një ataku kardiak. Krejt i tërhequr nga media e përkundër – tejet hokatar me miqtë e afërt, Bujar Lako u shua krejt papritur, ndërsa plane të mëdha kish diskutuar me kolegët e miqtë.

Ndërsa gjendet në shtëpinë e të ndjerit, regjisori Laert Vasili, thotë për “GSH” se çfarë kishte diskutuar me Bujon, edhe në takimin e fundit veçse pak ditë më parë. Pas bashkëpunimit për “Doruntinën” e Kadaresë, ata kishin në projektet e vitit të ardhshëm edhe pjesë të tjera. “‘Persët’ e Eskilit e kishim në projekt për ta vënë në skenë vitin tjetër. Bujo do luante Mbretin e Persisë, Darios.

Pas përfundimit të shfaqjeve për ‘Doruntinën’, Bujo me thoshte ‘eja fillojmë një gjë tjetër’, kishte dëshirë të punonte”, thotë Vasili. Duke shtuar se ishte rinuar dhe se kishte qejf të luante sa më shumë, pasi qe tërhequr prej vitesh nga skena, tregonte kishte shumë dëshirë e madje kishte ëndërr edhe mbretin Lir. “Dua ta luaj mbretin’, më thoshte”, – tregon Vasili, ndërsa mohon që Bujar Lako të ketë pasur probleme shëndetësore.

“Nuk kishte fare probleme shëndetësore. Dilnim shpesh jashtë Tirane. Ishte shumë vital, i jepte vetë makinës”.

“Persët”, tragjedia e Eskilit, trajton dhimbjen e persëve kur mësojnë për humbjen e tyre totale në betejën e Salaminas.

Përmes vajtimit të persëve, Eskili evidenton përmasat e humbjes, promovon moralin dhe vlerat e grekëve fitimtarë, ndërsa dënon arrogancën njerëzore.

Lako përcillet sot në banesën e fundit, ndërkohë që homazhet i bëhen në banesë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password