lefuture

Ministrja Lindita Nikolla fet për herë të parë për sulmin me salcë

nikolla-lindita

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur sot për herë të parë për sulmin me salcë që iu bë më 17 nëntor nga studentja Mirela Ruko e Lëvizjes për Universtitetin. Nikolla foli në “Studio e Hapur” të “News24” për sulmin. Ajo tha se protestuesit janë në të drejtën e tyre të protestojnë pasi koha kur protestuesit vriteshin në mes të bulevardit dhe burgoseshin ka ikur.

“Ka pak për të folur, nuk kam dëshirë ta komentoj shumë. Protestuesit janë të lirë dhe në të drejtën e tyre të protestojnë. Iku koha kur protestuesit vriteshin në mes të bulevardit. Megjithatë, Mirelën do ta shoqërojë ky gabim, jo se derdhi salcën në kokën time, por se është përfshirë në një grupim politik që nuk ka lidhje me demokracinë, por është një grup anarkik”- tha Nikolla./panorama.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password