• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Michelle Obama tregon se ka qenë në të njëjtën situatë me Meghan dhe i jep asaj një këshillë

Pasi kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Princin Harry, Meghan Markle i është dashur të përballet me shumë përgjegjësi. Me shtimin e këtyre përgjegjësive sigurisht që Meghan ka më shumë presion dhe për këtë arsye Michelle Obama nuk ka nguruar t’i jap një këshillë publike. Si ish-Zonjë e Parë e SHBA-ve, Michelle e di shumë mirë se çdo të thotë të kesh një rol publik. “Njësoj si unë, Meghan me siguri asnjëherë nuk ka ëndërruar se do të kishte një jetë si kjo që ka sot dhe presioni që ndjen nga vetja dhe të tjerët, ndonjëherë të duket shumë”, – ka thënë Michelle në një intervistë për ‘Good Housekeeping”. “Kështu që këshilla ime më e madhe është që mos të jetë në nxitim për të bërë çdo gjë”, – ka shtuar ish-Zonja e Parë. Ajo ka treguar se muajt e parë në Shtëpinë e Bardhë i ka shpenzuar duke u kujdesur për vajzat e saj dhe për të njohur njerëz të rinj, përpara se të niste punët e rëndësishme. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE