close
Breaking NewsLajme

Michelle Obama përlotet në fjalimin e fundit si Zonjë e Parë, i drejtohet të rinjve: Me ju deri në fund të jetës

maxresdefault

Në fjalimin e saj të lamtumirës në Shtëpinë e Bardhë, Michelle Obama iu drejtua studentëve: “Mos kini frikë, mbani përqendrimin, vendosmërinë, plot me shpresë shfrytëzoni dijet që merrni. Unë do të jem me ju deri në fund të jetës”. Me zërin që i dridhej dhe shumë e prekur, gruaja e presidentit amerikan në ikje deklaroi se eksperienca e saj si Zonjë e Parë ka qenë “nderi më i madh në jetë” për të. Më tej Michelle i bëri një tjetër thirrje gjeneratës së re për t’i thënë se ata janë të rëndësishëm dhe shembull për Amerikën. “Nëse kultivoni studimin dhe edukimin atëherë gjithçka është e mundur, edhe të bëheni Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zonja Obama në fjalimin e saj të fundit si Zonjë e Parë./ revistawho.com

ue6vc4r1ddnloeb4csjv
Tags : michelle obama
loading...