lefuture

Mësuesja mbetet shtatzënë nga nxënësi 13 vjeç, rrezikon 30 vite burg

920x920

Një ish-mësuese e një shkolle të mesme në Houston është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 13 vjeç, madje ka mbetur dhe shtatzënë. Alexandria Vera, 24 vjeçe, ka kryer vazhdimisht seks me nxënësin dhe rrezikon burgim të përjetshëm me akuzën e ngritur fillimisht, shkruan “Panorama”. Por pas marrëveshjes me prokurorët, ajo tani rrezikon deri në 30 vite. Ajo u lirua me kusht duke lënë si garanci 100 mijë dollarë, ndërsa vendimi për dënimin e saj do të jepet në janar. Vera ishte mësuese e gjuhës angleze, kur takoi djalin gjatë shkollës verore. Prokurorët thonë se pasi u njohën me njëri-tjetrin kanë pasur marrëdhënies për 9 muaj. Madje, dokumentet tregojnë se ajo është prezantuar te prindërit e tij si e dashura e tij dhe ata e kanë mbështetur. Dhe këtë fakt avokati i saj do të përdorë për të kërkuar dënimin e saj jo me burg, por shërbim prove.

pay-alexandria-vera1

alexandria-vera

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password