Dita e djeshme për Zanfinën ishte një ditë e veçantë pasi motra e saj Ema festonte ditëlindjen. Përpara se të festonte Zanfina postoi një foto në Insta Story përpara pasqyrës. Por mesazhi që i ka ardhur nga një fans nuk i ka pëlqyer këngëtares. “A bleve iphone 6s a?”, -i ka shkruar personi. Me këtë rast Zanfina vendosi të japë një këshillë shumë të vlefshme. “Më erdhi një mesazh: a bleve iphone 6s a? Moti e kam, por dallimi me mua është që nuk postoj sa herë blej, udhëtoj, apo ha. Modest pak ju lutem”, -shkruan këngëtarja./revistawho.com