• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Mesazhi goditës i Rozanës për gratë: Mos ja lejoni kurrë vetes të jeni opsion i një burri

Rozana Radi gjithmonë ka ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave të grave. Ka vendosur të flasë përmes artit dhe të japë mesazhe shumë domethënëse në këngët e saj. Madje në vitin 2016-të arriti të triumfonte në ‘Kënga Magjike’ me këngën e saj, “Ma thuaj ti”, një himn për gratë që ja dalin mbanë të vetme falë dashurisë së fëmijëve. Ditën e sotme Rozana ka dhënë një tjetër mesazh shumë të fuqishëm për të gjitha gratë. Ajo ka publikuar një video të aktores Margot Robbie, në të cilën pasqyrohet përmes shprehive të fytyrës gjithë jeta e një gruaje.

View this post on Instagram

Sapo e pashe kete video me kaloj si nje film gjithe jeta ime. Mu kujtuan te gjitha “fytyrat” e jetes! Ne te gjitha jetet po te me kthenin perseri do zgjidhja te isha grua. Në fund të fundit, ne dinë mirë se suksesi apo dështimi varet vetëm nga vendimet qe ne marrin. Kam mësuar të mos i dëgjojnë mendimet e atyre që nuk kanë përvojën e duhur, por dëgjojnë vetëm ata, të cilëve u kame kërkuar një këshillë. Nuk kenaqen kurre me pak. Nuk kam frike qe zeri I im te degjohet. Nuk kane “nevoje”per nje burre per tu ngjitur ne karrjere. Jeta na ka mesuar te vazhdojme perpara dhe pse ka qene e veshtire. Mos ja lejoni kurre vetes te jeni nje opsion i nje burri.Dhe mos lejoni plaget qe keni marre ne jete te ju transformojne ne dike qe nuk jeni . #mathuajti #unejamgruaeforte #unengrihemperseri #mosudorezokurre #jetamimesoj

A post shared by ACTOR/SINGER/HOST/AUTHOR/ (@rozana_radi) on

Përkrah videos Rozana ka shkruar: “Sapo e pashë këtë video më kaloi si një film gjithë jeta ime. M’u kujtuan të gjitha fytyrat e jetës! Në të gjitha jetët po të më kthenin përsëri do zgjidhja të isha grua. Në fund të fundit, ne dimë mirë se suksesi apo dështimi varet vetëm nga vendimet që ne marrim. Kam mësuar të mos dëgjoj mendimet e atyre që nuk kanë përvojën e duhur, por dëgjoj vetëm ata, të cilëve u kam kërkuar një këshillë. Nuk kënaqem kurrë me pak. Nuk kam frikë që zëri im të dëgjohet. Nuk kam ‘nevojë’ për një burrë për t’u ngjitur në karrierë. Jeta na ka mësuar të vazhdojmë përpara dhe pse ka qenë e vështirë. Mos ja lejoni kurrë vetes të jeni një opsion i një burri. Dhe mos lejoni plagët që keni marrë në jetë të ju transformojnë në dikë që nuk jeni”. Të tilla mesazhe kaq frymëzuese janë shumë të nevojshme për të emancipuar çdo grua të shoqërisë shqiptare. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE