Nëse e ndiqni Elvanën në Instagram, duhet t’ju ketë rënë në sy që këngëtarja prej disa ditësh po poston disa mesazhe të koduara.
“Ty kurrë nuk të mungon shtëpia derisa largohesh”,
“Pra është më mirë që t’i rregullojmë gabimet tona”,
“Kujto udhëtimin tonë”,
“Mos harro çfarë kemi kaluar”, janë këto disa prej mesazheve që Elvana ka postuar por pa asnjë të dhënë tjetër. Mirëpo këto fraza nuk janë as gjendja emocionale e Elvanës, sikurse dihet ajo është tepër e rezervuar kur vjen puna tek jeta private. Këto mesazhe të koduara i përkasin tekstit të këngës së re, të paktën kështu është komentuar në fotot e Elvanës, por edhe rrjedha e postimit dhe kuptimit të tyre të çon tek kjo logjikë. Këngëtarja po përgatitet për sukses ndërkombëtar dhe këto mesazhe janë vetëm fillimi nga ajo çfarë do të sjellë Elvana. Mezi po presim!/revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BRqEPmOFC0t/?taken-by=elvanagjataaaa
https://www.instagram.com/p/BRqvjjMlEog/?taken-by=elvanagjataaaa
https://www.instagram.com/p/BSB0ZLvFiIg/?taken-by=elvanagjataaaa
https://www.instagram.com/p/BSB1l4oFp97/?taken-by=elvanagjataaaa