close
Breaking NewsLajme

“MES NESH PASION I ÇMENDUR”/ Sherri shuhet brenda natës, Xheni dhe Benardi rikthehen bashkë

18601477_120332000901364606_1574504468_n

Ata janë konsideruar si një ndër çiftet më simpatikë të edicionit të 9 të “Big Brother”. Por siç duhet një sherr i ka bërë të largohen, ndonëse për pak orë. Kujtojmë se mbrëmjen e së premtes Xheni dhe Benardi, zhdukën respektivisht nga profilet personale në Instagram, çdo gjurmë të njëri-tjetrit duke merakosur shumë fansa. Ama gjithçka është sqaruar e ata janë shfaqur të dashuruar si gjithnjë, duke i dhuruar puthje njëri-tjetrin në një video “live” e më pas edhe një pozë në Instagram. Ndërsa në një rrëfim botuar ditën e sotme në gazetën “Paloma”, çifti është pyetur pikërisht për sherret e shumta që bënin edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BB”. Pyetjes së gazetarit se “Pse ziheshit aq shumë dhe pajtoheshit direkt? Kjo mos do të thotë se mes jush ka një pasion të çmendur?”, ata i janë përgjigjur me një “Ndoshta”. Gjithashtu Xheni dhe Benardi kanë thënë se të dy janë shumë të vërtetë në gjithçka.

“Ne nuk hiqemi, jemi shumë të vërtetë në atë çka sillemi dhe çfarë flasim. Nuk kemi përdorur fare strategji dhe jemi surprizuar kur kemi gjetur gjithë publikun që e kemi bërë për vete”./ revistawho.com

Tags : xheni benardxheni benardi puthje
loading...