Merr fund vuajtja, Alma rikthehet te Erioni (VIDEO)


Çdo vuajtje e ka një fund, çdo lot e ka një buzëqeshje dhe çdo gabim e ka edhe një falje. Tashmë të gjithë u njohën me historinë e dashurisë së Erionit dhe Almës. Të gjithë dëgjuam fjalët dhe pamë lotët që Erioni derdhi për Almën. Ndërkohë që shumica qeshi, ka pasur nga ata njerëz që edhe janë prekur nga kjo histori dashurie, duke kujtuar personin që mund të kenë humbur. Por ashtu siç pas shiut lind dielli, edhe pas lotëve të Erionit rikthehet Alma. Vajza nuk ka duruar më të shohë Erionin që vuan e tretet ditaditës për të dhe vendos të shkojë në Fier ta takojë. Dy “zogjtë” e dashuruar kanë komunikuar mbrëmë në telefon, ku Alma i jep lajmin Erionit se do të rikthehet pranë tij në Fier, por gjatë bisedës kupton se ajo ka një kërkesë për të dashurin e zemrës, ta presë me krahë hapur dhe jo me shpulla. Shikoni dhe dëgjoni videon e ardhur pranë “JetaOshQef”, e cila është e bërë natën në errësirë, por që dëgjohet shumë pastër komunikimi i çiftit më të famshëm në Shqipëri.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password