Mëngjesi tradicional në 20 vende të botës…

screenshot_38

Një mëngjes i shëndetshëm dhe me vlera ushqyese është çelësi më i mirë për një ditë produktive. Por mëngjesi ndryshon në çdo vend të botës. Në vendet europiane si Spanja, Franca dhe Italia, ushqimi i parë i ditës është një fetë buke apo një briosh ndërsa në Kore,mëngjesi është si dreka. Për më shumë, lexoni se si është mëngjesi tradicional në 20 vende të botës:

Itali – Italianët e nisin ditën me një briosh me çokollatë ose reçel dhe një kapuçino.

screenshot_9

Angli – Mëngjesi anglez përfshin vezë, proshutë, salçiçe, fasule, kërpudha dhe domate.

screenshot_15

Turqi – Një mëngjes tradicional turk përfshin bukë, djathë, gjalpë, ullinj, vezë, domate, kastravec, reçel, mjaltë dhe kajmak. Gjithashtu mund të ketë suxhuk, një salçice pikante tipike turke, dhe çaj turk.

screenshot_16

Francë – Mëngjesi tradicional në Francë është kafe dhe një bagetë apo briosh. Si kubanët edhe francezët ngjyejnë bukën e thekur me gjalpë në kafe.

screenshot_18

Gjermani – Gjermanët përfshijnë në mëngjes bukë të freskët, mish të ftohtë, djath vendas, gjalpë dhe reçel.

screenshot_19

Suedi – Një mëngjes tipik në një shtëpi suedeze është një sanduiç i hapur që ka brenda peshk apo proshutë, djathë, majonezë, perime si kastravec apo domate.

screenshot_22

Spanjë – Pan con tomate (bukë me domate) e thekur është një mëngjes mjaft popullor në Spanjë. Për trajtim, disa restorante dhe shitës shesin churro, tip petulle.

screenshot_23

Rusi – Syrniki është mëngjesi i rusëve, një kek i skuqur, i përbërë nga djathtë, kefir (qumësht i fermentuar) maja, dhe kanë madhësinë e një biskote.

screenshot_24

Sh.B.A – Ushqimi i mëngjesit ndryshon nga rajoni në rajon, por vezët, patatet, proshura apo salçiçet janë një treshe e përbashkët.

screenshot_25

Brazil – Një kafe e fortë dhe qumësht, që shoqërohet me një pjatë me djathë bukë e proshutë. Feijoada është një supë e hollë që bëhët me fasule të zeza dhe mishëra të ndryshëm, dhe shërbehet në mëngjes.

screenshot_26

Kolumbi – Mëngjesi në Kolumbi bëhet nga arepa, një kek i vogël misri që shërbehet thjesht me gjalp dhe me vezë, qumësht apo reçel.

screenshot_27

Kubë – Mëngjesi tipik në Kubë është një bukë e thekur me gjalpë dhe një kafe me qumësht.

screenshot_28

Meksikë – Ushqimi i parë i ditës është mjaft i përzemërt, me pjata si “chilaquiles” apo “huevos rancheros”. 

screenshot_29

Kinë – Mëngjesi tradicional ndryshon në provinca të ndryshme, por thelbi është kombinimi i byrekëve të skuqur që quhen “You tao” dhe qumështit të sojës. Gjithashtu mjaft të përhapura janë dhe supërat e orizit që kinezët i quajnë congee.

screenshot_30

Japoni – Mëngjesi tradicional përfshin supën miso, oriz të bardhë në avull, perime, dhe proteina si peshku apo omleta japoneze që quhet “tamagoyaki”

screenshot_31

Korea – Një mëngjes korean ngjan shumë me një darkë koreane. Ka oriz, supë, specialen koreane kimchi, disa tipe peshqish apo viçi dhe disa ushqime që mund të kenë mbetur nga darka e kaluar.

screenshot_33

Afrika e Jugut – Drithëra të ngrohta, apo supë, zakonisht të bëra me misër, dhe që quhet “putu pap”, është mëngjesi në këtë vend.

screenshot_34

Indi – Mëngjesi indian varet nga rajonet, por shpesh do të gjeni diçka të tillë, një tabaka që ka chutneys, dips, dhe bukë të ndryshme që quhen dosa, roti, apo idli.

screenshot_35

Xhamajkë – Ackee, fruti tipik i Xhamajkës, që duket si një vezë e fërguar kur gatuhet, është mëngjesi më i dashur në Xhamajkë. Ajo mund të shoqërohet me perime të skuqura, peshk të kriposur dhe fruta të freskëta.

screenshot_36

Australi – Australianët i adhurojnë Vegemite, aq sa i hanë çdo ditë. Ata gjithashtu hanë shumë fruta dhe një farë mëngjesi anglez. Vegemite është një tip salce tipike australiane që bëhet nga ekstrakti i majasë së birrës, perimet dhe erëzat.

screenshot_37

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password