Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë në muajin gusht dhe Megan Fox duket një nënë perfekte në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.
Aktorja 30-vjeçare ka përdorur llogarinë e saj të ‘Instagramit’ ditën e mërkurë për të publikuar një foto të mrekullueshme teksa shihet e shtrirë në krevat së bashku me djalin 2-muajsh, Journey.
Megan dukej e mrekullueshme në foton e publikuar duke buzëqeshur ndërkohë që kalon pak kohë të lirë me vogëlushin. Aktorja duket se i është rikthyer menjëherë formave të mëparshme fizike edhe pse ka vetëm pak kohë që ka sjellë në jetë fëmijën e tretë.