Mediat e huaja: Fitorja me Shqipërinë, e djersitur

1476090292spanja

Sfida mes Shqipërisë dhe Spanjës, e fituar nga kjo e fundit 2-0, është pasqyruar gjerësisht në median spanjolle, që pranoi se “La Roja” hasi vështirësi në çarjen e mbrojtjes së kombëtares shqiptare.

E përditshmja “AS”, në faqen e saj të parë shkruan: “Fitore pa shije. Spanja zgjidhi ndeshjen me golat e Diego Kostës dhe Nolitos në një mbrëmje të mërzitshme dhe merr kryesimin e grupit së bashku me Italinë, që fitoi “in extremis” ndaj Maqedonisë”.

Ndërsa për “Marca”, ky sukses e afron më shumë Spanjën me Botërorin: “Një hap më shumë drejt Rusisë. Golat e Diego Kostës dhe Nolitos i dhanë Spanjës një fitore të djersitur ndaj Shqipërisë. Spanja kryeson grupin me pikë të barabarta me Italinë, që fitoi me përmbysje ndaj Maqedonisë në minutën e 91”.

“El Mundo Deportivo” publikon artikullin: “Spanja fiton ndaj Shqipërisë dhe i afrohet Botërorit të Rusisë. Në Shqipëri, të besuarit e Lopetegit luajtën mirë, por nuk mundën të kalonin murin shqiptar deri në minutën e 55 me golin e Diego Kostës, që i hapi rrugën fitores së Spanjës, një fitore që i kushtoi shumë, pavarësisht rezultatit”.

Tek “Sport” lexohet: “Spanja i rrëmben kreun e grupit Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Lopetegi u desh të aplikonte ndryshime taktike për të çarë murin e vendosur nga vendasit. Në fund, muri shqiptar u shemb dhe si për çudi kjo ndodhi falë një gabimi të lojtarit më të mirë të saj në fushë, portierit Berisha”.

Përballja mes kombëtares shqiptare dhe asaj spanjolle u pasqyrua edhe në median italiane. Portali “Sportmediaset” shkruan: “Eliminatoret “Rusi 2018”, Spanja thyen De Biasin, fiton 2-0 ndaj Shqipërisë. “La Roja” kryeson grupin G së bashku me Italinë.

Ndërsa “La Gazzetta dello Sport” publikon: “Eliminatoret e Botërorit, Shqipëri-Spanjë 0-2, shënuan Diego Kosta e Nolito. Skuadra e De Biasit rezistoi gjatë pjesës së parë, por një gabim i Berishës i hapi rrugën sulmuesit të Chelsea. Spanja në krye të grupit së bashku me Italinë”.

Ndërsa te “Corriere dello Sport” flitet për një fitore të lehtë të Spanjës ndaj Shqipërisë: “Shqipëri-Spanjë 0-2, fitore e e lehtë e Spanjës që merr kreun e grupit”.

/ Top Channel

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password