George Michael mund të ketë vdekur nga një overdozë heroine. Lajmin e ka publikuar “Daily Telegraph” duke cituar një burim të afërt me këngëtarin. Mesohet se vitin e fundit ikona e muzikës ka luftuar me varësinë nga droga e për këtë arsye është shfaqur më rrallë në publik dhe në formë jo të mirë. “Vitin e fundit Michael luftoi me varësinë e heroinës. Është shtruar disa herë në urgjencë për overdozë. Madje jetoi më gjatë se ç’pritej”, ka thënë burimi.
Pershtatur nga TGCOM