• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Me një gur vret dy zogj”, Rita Ora ka një mënyrë të veçantë për të nisur ditën

Sado i suksesshëm të jetë një këngëtar gjithmonë është e nevojshme stërvitja e zërit, për të qenë në formë dhe për të mos dështuar në performancat ‘live’. Ndoshta shumë mund të mendojnë se nëse ke talentin nuk është shumë e nevojshme stërvitja e herë pas hershme. Megjithatë kjo nuk është aspak e vërtetë, për aq kohë sa edhe këngëtarët me famë botërore e ndjekin si praktikë. Një ndër ta është edhe Rita Ora, e cila pavarësisht se tashmë renditet ndër këngëtaret më të mira, asnjëherë nuk e lë pas dore përgatitjet për zërin. Madje ajo e praktikon këtë që në mëngjes dhe përveç zërit stërvit dhe trupin në të njëjtën kohë. Kjo mund të jetë një nga metodat më efikase për të mbajtur trupin në formë dhe për të pasur gjithmonë zërin në formë perfekte. Megjithatë duhet thënë se kjo kërkon forcë dhe vullnet për t’ja dalë mbanë, sepse dhe Rita duket se është lodhur pak. Në videon e publikuar në ‘Instagram’ ajo ka shkruar: “Duke provuar për të bërë ‘squat’ dhe për të ngrohur zërin në të njëjtën kohë. Nuk jam shumë e sigurt nëse po funksionon për mua. Mirëmëngjes”. /revistawho.com