close
Breaking NewsLajme

Më në fund Brad Pitt takohet me…

brad-pitt-doesn-t-really-look-much-like-brad-pitt-in-these-photos-727400

Ai ka jetuar i ndarë nga fëmijët qëkur ish-gruaja e tij, Angelina Jolie, ka kërkuar divorcin më 19 shtator të këtij viti. Mirëpo, Brad Pitt vetëm tani i ka parë fëmijët e tij që nga ndarja me gruan, shkruan revista amerikane “People”, transmeton “Klan Kosova”. Aktori 52-vjeçar dhe Jolie 41-vjeçare, kanë rënë dakord që ai t’i shohë fëmijët e tij i mbikëqyrur, pas raportimeve se ai ka qenë abuziv verbalisht dhe fizikisht me djalin e tyre Maddox, gjatë një fluturimi privat. Brad i do fëmijët e tij më shumë se çdo gjë tjetër në botë, dhe ata kanë rëndësi për të më shumë se çdo gjë tjetër”, ka thënë një burim për revistën “People”. “Ai do të bëjë çdo gjë që duhet për të qenë me ta, tani e përgjithmonë”, ka thënë një burim i afërt me Pitt-in, transmeton “Klan Kosova”.

3914e39500000578-0-image-a-2-1475784617352_1475827220-2196546
Tags : brad pitt
loading...