Këngëtarja që ra shumë në sy gjatë Festivalit 55 të Këngës ishte Xhesika Polo, për shkak të fustanit provokues i cili i zbulonte gjoksin. Por këngëtarja ka reaguar dy ditë më pas me anë të një postimi në Facebook: “Si fillim dua të falenderoj të gjithë njerëzit që më përkrahën e më ndoqën në festival. Shpresoj që performanca ime të ketë qënë në nivelin e duhur. Kam 5 vite karrierë dhe nuk jam përfolur asnjëherë më shumë se këto dy ditë, as në X Factor, as për 4 çmimet në Këngën Magjike e as për klipet e mia. Mesa duket vetëm “skandalet” të jepkan famë. Fotot që po qarkullojnë nëpër portale nuk janë të qëllimta, kurrë nuk kam dashur të jem në qëndër të vëmendjes për arsye që nuk kanë të bëjnë me muzikën time por njerëz jemi dhe na ndodhin dhe aksidente, jo gjithmonë jemi në gadishmëri të kamerave dhe të mbrojtur ndaj paparazzëve. Fustani im i famshëm që u bë legjendë kishte një përmbajtje shumë të bukur që u njollos nga disa portale që fundja punën e tyre bëjnë. Dua t’ju them të gjithëve që nëse do të doja ta ndërtoja karrierën time në bazë të vulgaritetit e skandaleve do e kisha bërë me kohë. Gjithsesi çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Unë Xhesika ju kërkoj shumë ndjesë pasi pozicioni i fotove nuk dha mesazhin e duhur te ju po unë ngelem po e njëjta, nuk jam perfekte e nuk më hyn në punë kjo lloj vëmendjeje e fame. Faleminderit për çmimin e medias. Paqe!” -shkruan Xhesika.