• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai i kërkon falje Anikës, ja ç’do ndodhë nesër

Shërbëtori informon Omin se një oficer ligjor dhe asistentja e tij duan ta takojnë. Oficeri informon Omin se Zvetlana ka apeluar ne gjykatë me kontratën paramartesore dhe kërkon të takojë Gorin për të vërtetuar nëse martesa e tyre është e vërtet. Om kërkon për Gorin por nuk e gjen atë. Ai kujton momentin kur i tha Gorit të largohet nga shtëpia. Oficeri ligjor i thotë Omit të firmosë dokumentin ku pranon që nuk është i martuar me Gorin. Om shqetësohet pasi në këtë mënyrë Zvetlana mund të kthehet në shtëpi. Sapo ai bëhet gati të firmosë dokumentin Gori vjen dhe prezanton veten si bashkëshortja e Omit. Kur oficeri largohet Om e falenderon Gorin dhe e pyet ku ishte. Gori i thotë se po largohej nga shtëpia por e ndjeu se diçka e keqe po ndodhte. Om preket dhe i kërkon falje Gorit për sjelljen e tij. Bavja merr urdhër ta godasë Rudrën në kokë që ta lë pa ndjenja dhe më pas ta çojë në komisariat. Bavja acarohet nga urdhërat dhe e hedh kufjen që mban në vesh. Ajo i thotë Rudrës të shkojnë në polici por Rudra nuk pranon. Ai ofron ta çojë Bavjan me makinën e tij në shtëpi. Mirëpo i ka harruar çelësat brenda në makinë. Bavja mundohet të gjejë ndonjë mënyrë për të hapur makinën por e prish atë. Rudra kujtohet që edhe Anika dhe Gori ja kanë prishur makinat Shivait dhe Omit. Ai gëzohet dhe Bavja habitet. Pinki i vendos kusht Anikës të bëjë diçka që Shivai ta përzë nga shtëpia. Ajo i jep afat 3 ditë. Anika largohet duke qarë. Gori ka një ide për të bashkuar Anikën dhe Shivain. Prianka i kërkon falje Shivait dhe i kërkon t’i japë një shans Ranvirit. Gori hedh Anikën në pishinë. Om i tregon Shivait që Anika ka rënë në pishinë. Shivai me shpejtësi shkon të shpëtojë Anikën dhe e përqafon atë. Ata mësojnë se kjo ishte ideja e Gorit dhe Omit. Prianka gjen mundësinë dhe largohet nga shtëpia për t’u takuar me Ranvirin. Shivai i kërkon falje Anikës. Ata pajtohen./revistawho.com

CLOSE
CLOSE