Mbretëresha me grip, mungon në meshën e vitit të ri

screenshot_20170101-224523

Mbretëresha mungoi në meshën e ditës së vitit të ri në kishën e sandringhamit, për shkak të një ftohjeje të rëndë. Ajo po ashtu humbi edhe meshën e ditës së krishtlindjes në norfolk dhe nuk është parë në publik prej 12 ditësh. Një zëdhënës i Buckingham Palace, tha se mbretëresha duhet ende të marrë veten.

 

Ajo dhe duka i Edinburgut nisën pushimet e krishtlindjeve më 22 dhjetor dhe udhëtuan me helikopter e jo si zakonisht me tren, për shkak të të ftohurës. Princi Filip ndërkohë, raportohet se e ka marrë veten. Ai, ishte i pranishëm në meshën e ditës së vitit të ri, bashkë me të birin, princin eduard dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore. 

Mungesa e mbretëreshës në kishë, ditën e krishtlindjes, ishte e para që ajo humbet në shumë vite. Pallati Bakingam tha se ishte një masa parandaluese për shkak të motit të ftohtë dhe të lagësht dhe nuk kishte arsye për tu shqetësuar.  

Mesha e ditës së vitit të ri në sandringham, u mbajt nga peshkopi i Noruichit. Duka i edinburgut, princesha dhe princi eduard ishin të pranishëm bashkë me familjet.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password