lefuture

Mbretëresha Elizabeth II flet për Shqipërinë: Jam e impresionuar nga ky vend

elizabeth_ii_greets_nasa_gsfc_employees__may_8__2007_edit

Një nga figurat femërore më të pushtetshme të rruzullit, ka folur pozitivisht për vendin tonë. Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II është shprehur se e ka impresionuar ndryshimi që ka ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Kjo deklaratë e Mbretëreshës është bërë në një okazion të veçantë. Siç raporton sot “Panorama”, gjithçka është folur gjatë paraqitjes së Letrave Kredenciale të ambasadorit të Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko. Mbretëresha Elizabeth II i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Qirko duke i dëshiruar njëkohësisht sukses në këtë detyrë të rëndësishme. Qirko thekoi se e konsideronte privilegj përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë pranë Oborrit të St James. Ai falënderoi Mbretëreshën Elizabeth II për mbështetjen dhe ndihmën që ajo dhe vendi i saj i kanë dhënë zhvillimeve demokratike në Shqipëri, integrimit euroatlantik të vendit dhe problemit shqiptar në përgjithësi. Duke marrë fjalën Mbretëresha Elizabeth II, ndër të tjera, do të shprehej “. . . jam vërtet e impresionuar nga zhvillimi i Shqipërisë dhe roli i saj, në një kohë kaq të shkurtër.”

media-share-0-02-04-138d3820241420cf8050143f029aa8a259e9b9b3b1ca148e889df6fd5f1f9354-28105496-b559-4877-bbd3-95ec972653d8

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password