• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Mbi 80 milionë like, ja sa kanë mbledhur VIP-at më të famshëm shqiptarë në ‘instagram’

RevistaWho.Com“, publikoi disa ditë më parë listën e fotove më të pëlqyera gjatë 2017-tës në profilet e personazheve publike në ‘instagram’. Atë listë e kryesonte Xhensila Myrtezaj, e ndjekur nga Noizy, e më tej të tjerë personazhe (LEXO KËTU). Por sot, falë faqes së internetit ‘bestnine’, që bën kalkulimin e pëlqimeve në profilet publike, do të sjellim listën e personazheve më të pëlqyer në ‘instagram’ përgjatë gjithë vitit që lamë pas. Pjesë e këtij klasifikimi janë bërë personazhet publike që numërojnë më shumë se 800 mijë ndjekës në ‘instagram’.

RevistaWho.Com” duke iu referuar të dhënave të faqes ‘bestnine’, bëri përpjestimet e pëlqimeve me postimet e publikuara nga ku rezultoi se personazhi me më shumë like këtë vit është reperi Noizy, i cili ka një mesatare prej 57 mijë pëlqimesh në çdo foto.

Pas tij vjen Enca me një mesatare prej 51 mijë pëlqimesh, e ndjekur nga Xhensila me 47 mijë dhe Ledri me 42 mijë.

Lista pasohet nga Era me 39 mijë, Elvana me 31 mijë, Luana me 30 mijë, Marina me 28 mijë dhe Ermali me 14 mijë. I cili megjithëse në total ka më shumë pëlqime se të tjerët, ka nxjerrë më shumë postime se të gjithë të tjerët. / revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE