Mbesa e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Dasara Malltezi ka spikatur për stilin e veçantë në veshje, por edhe në look me të cilin eksperimenton shumë. Prej disa kohësh Dasara është parë me flokët e gjata, një pjesë e të cilave rasta. Mirëpo së fundmi ajo ka vendosur t’i heqë ato dhe nëse nuk e dinit tashmë, rastat mund të hiqen vetëm duke prerë flokët. Kështu Dasarës i është dashur të qethë gjysmën e kokës duke u shfaqur me një stil të ri. “Ku i kam rastat?”, shkruan Dasara në një prej fotove të postuara në Instastory dhe të ruajtura nga “iconstyle”. Ndërsa në një foto tjetër mbesa e Berishës, tregon rezultatin pas qethjes: flokë të gjata në një krah dhe të qethura nga ana tjetër, pa harruar piersing e shumtë që tani me qethjen e flokëve bien shumë në sy. /xing.al