Një dasmë tjetër mbretërore u zhvillua së fundmi. Fatlumja e radhës ishte mbesa e princeshë Diana-s, Celia McCorquodale, e cila mbante në kokë të njëjtën kurorë që Diana ka mbajtur ditën e dasmës së saj.
Gjatë ceremonisë sigurisht që nuk i shpëtoi kamerave dalja publike e radhës e çiftit mbretëror më të diskutuar, Meghan Markle dhe Princ Harry. Në momentin kur po shkonin drejt ceremonisë, Dukesha pëson një incident. Këmba i rrëshket dhe për pak rrëzohet.
Sigurisht që Harry u tregua aq i shkathët sa për ta shpëtuar nga situata e sikletshme. Nuk u la pa komentuar as pamja e Meghan, e cila i magjepsi të gjithë me një fustan të gjatë me lule./revistawho.com