“M’ka bo like” është titulli i videokëngës më të re të lançuar vetëm dje nga këngëtari Mateus Frroku. Një prodhim i “Threedots Production” me një video të realizuar mjeshtërisht nga regjisori Blerti Talelli, drejtori i fotografisë Pirro Beati dhe “Vip Agency”. E përzgjedhura e ekipit realizues ishte një nga konkurrentet e “Miss Universe”, Dolores Shkëmbi, e cila shpalosi në këtë video krah aktorit simpatik një tjetër anë të sajën. Frroku, të cilin kjo verë e gjen të angazhuar me koncerte duket se ka goditur në shenjë me këtë këngë e cila është pëlqyer dhe shpërndarë masivisht në rrjetet sociale. Flori Mumajesi, Kledi Bahiti dhe të tjerë anëtarë të “Threedots” i kanë ftuar ndjekësit e tyre ta dëgjojnë dhe kërcejnë këtë këngë të bukur me ritme verore.