close
Breaking NewsLajme

Masakra e Stambollit, 18 vjeçarja shkon në udhëtimin e parë për mos t’u kthyer kurrë

auto_auto_untitledddd14834398101483443250

Një nga viktimat e sulmit në Stamboll kishte plane të  mëdha për jetën, ajo donte që ditë të bëhej dentiste, por edhe pse për momentin donte thjesht të festonte Vitin e Ri. Leanne Nasser nuk kishte dalë jashtë vendit më pare por duke qënë se  tre miqtë e saj po shkonin në Bosfor për të festuar ndërrimin e viteve , 18 vjeçarja u ishte lutur prindërve  që ta lejonin që të shkonte në Stamboll. Ajo nuk ishte larguar kurrë nga Izraeli, por babai i saj nuk pranoi. Ai ishte i shqetësuar pasi sipas tij Stambolli nuk është i sigurt dhe dëshironte që e bija të qëndronte në shtëpi. E dëshpëruar, Nasser nga Tira, një qytet arab në Izrael, i tha tezes së saj Iayal Masarweh të binte babain, shkruan “CNN”. Mirëpo udhëtimi i parë jashtë vendit për këtë adoleshentej u kthye në tragjedi dhe Nasser u vra gjatë sulmit terrorist në klubin e natës Reina në Stamboll ku mbetën të vrarë 39 persona dhe shumë të tjerë të plagosur. “Unë nuk mund t’ia fali vetes”, tha tezja, Iayal Masarëeh pasi mori lajmin për vdekjen e Nasser. “Do të doja të isha aty që të bëja diçka për t’i shpëtuar jetën. Do të doja të merrnin shpirtin tim dhe të ja dhuronin asaj”, është shprehur Masarëeh. Fotografia më poshtë është publikuar nga Nasser në Snapchat pak para se të ndodhte sulmi./syri.net

Tags : 18 vjecarjahumb jetenmasaker ne stamboll
loading...