close
Breaking NewsLajme

MAS: Pezullohet edhe nesër mësimi në kopshte e shkolla

1-158

Mësimi është pezulluar në të gjithë vendin për shkak të përmbytjeve. Ministra e Arsimit përmes një urdhëri ka ndërprerë sot proçesin mësimor dhe edukativ në shkolla, kopshte dhe çerdhe për të mos rrezikuar fëmijët. Procesi mësimor nuk do të zhvillohet as gjatë ditës së nesërme deri në një urdhër të dytë të Ministres Nikolla, pasi këto institucione të jenë të sigurta dhe reshjet të mos jenë më kërcënim. “Per shkak të situatës se emergjences ne vend me porosi te Ministrit te Brendshem njoftojme mbylljen e procesit mesimor. Procesi i pezullimit do te vijoje deri ne nje urdher te dyte“, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. Në Tiranë, Bashkia e kryeyqytetit raportoi se nga 200 shkollat, problematikë ka patur në 2 prej tyre, ndërsa insitucionet e tjera sociale kanë qëndruar të hapur. Ministria e Punëve të Brendshme i kërkon të gjithë qytetarëve te evitojne maksimalisht levizjet diten e sotme. Gjithashtu MPB ka kërkuar pezullimin e mësimit në sistemin parashkollor dhe shkollor në të gjithë vendin. Pas situatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave të cilët po ndjekin gjendjen nga afër. 

Tags : pushimShkolla
loading...