close
Breaking NewsLajme

MARTESA/ Detajet e celebrimit të Tunës me Patrisin dhe pse dështoi plani i çiftit për dasmë

patris-tuna-telegrafi-780×439-650×358

Çifti i famshëm që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, janë kurorëzuar zyrtarsisht në Komunën e Prishtinës. Sipas burimeve të “Panorama” Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë vendosur që kurorëzimi i tyre të kalojë në privatësi, pa dashur që kjo datë e rëndësishme të mediatizohet. Ndërkohë flitet se festa e dasmës ka dështuar. Burime të afërta të çiftit thanë se ata kishin planifikuar dy ahengje ditën e mërkurë, të cilat nuk dihet se për çfarë arsyesh dështuan. Fillimisht u njoftua se Tuna dhe Patrisi do të mblidheshin në një drekë, më vonë u tha se do të organizonin një darkë larg mediave vetëm për miqtë e tyre, por ende nuk ka informacione të sakta nëse është mbajtur kjo darkë apo jo.  

Tags : patrisituna
loading...