• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Mariza Ikonomi përlotet te Krasta: Nuk besoj se do njoh dikë si ai…

23 vjet më parë, Mariza Ikonomi u ngjit në skenë me Françesk Radin për të kënduar këngën që do t’i ndryshonte jetën. “Telefonatë zemrash” i dha mundësinë Marizës 10 vjeçe të këndonte në një festival ku konkurronin artistët që kishin vite në skenë, siç ishte edhe Françesk Radi.

Ndarja nga jeta e Radit në prill, la shumë dhembje tek bashkëshortja Tefta, por edhe tek kushdo që e njihte dhe e vlerësonte, mes tyre edhe Mariza Ikonomi, që tashmë e kujton miqësinë me kantautorin si diçka të papërsëritshme. E ftuar tek “E Diell”, Mariza Ikonomi u përlot kur Krasta i kujtoi si Françesk Radi pati besim tek talenti i saj kur ajo ishte ende fëmijë. Ajo kujtoi si asokohe, Françesk Radi e kishte bërë të besonte tek aftësitë e saj, duke komunikuar me të si një artiste e vërtetë. “Nuk besoj se do të njoh dikë si Françesk Radi. Ishte një njeri i drejtë. Edhe pse e vogël, më ka trajtuar gjithmonë si të rritur, si artiste, edhe pse unë isha e vogël dhe s’mund të quhesha artiste.”

Sot, dy muaj pas vdekjes, ajo e kujton me mall. “Më mungojnë këshillat e tij, kafetë me të. Ishte një njeri i rrallë. Ishte artist; nuk kam fjalë për ta kujtuar.” Në një intervistë për Rudina Magjistarin në nëntor, Mariza tregoi se po mendonin të realizonin bashkë një duet të dytë, por kjo nuk u përmbush për shkak të një hemorragjie celebrale që i mori atij jetën në moshën 67-vjeçare. / anabel.al

CLOSE
CLOSE