Dihet tashmë që të shkuarit në palestër kërkon veshje sportive dhe sa më të rehatshme, por për këngëtaren e njohur shqiptare Rovena Stefa nuk ndodh kështu. Ajo postoi disa foto në Insta Story ku shihet me fustan dhe taka të larta duke pozuar para pasqyrës në dhomat e zhveshjes së palestrës. “Me fustan në palestër”, -shkruan Rovena. Mirëpo këtë gjë nuk e shohim për herë të parë. Edhe Mariah Carey para pak javëve publikoi një foto ku shfaqej me taka në palestër. Mesa duket Mariah dhe Rovena e paskan diçka të përbashkët me njëra tjetrën./revistawho.com