“Maria De Filippi do të prezantojë Sanremon”, moderatorja përgënjeshtron gazetarin e famshëm: Bravo për imagjinatën!

maria-de-filippi-e-alfonso-signorini-655556

Maria De Filippi dhe Alfonso Signorini janë dy figura televizive ndër më të njohurat në Itali por edhe në vendin tonë. Mes tyre ka plasur një “sherr” publik që sigurisht në vendin fqinjë është kthyer në lajm dite. E përjavshmja e suksesshme “Chi” që drejtohet nga Signorini ka publikuar lajmin e se Maria do të prezantojë Sanremon. Kjo tingëlloi pak çuditshëm duke qenë ajo imazh ekskluziv i “Mediaset”. Por sipas revistës, De Filippi i kërkoi leje pronarit Pier Silvio Berlusconi e më pas i tha “Po” Carlo Contit për të prezantuar bashkë eventin muzikor më të rëndësishëm atje. Nuk ka vonuar replika e autores e moderatores e cila nuk hezitoi të përgënjeshtronte publikisht Alfonso Signorinin. “Alfonso është sigurisht një gazetar i madh sepse arrin të më atribuojë një bisedë imagjinare midis meje dhe Carlo Contit që nuk ka ndodhur kurrë, e aq më pak t’ia kemi thënë gazetarit të “Chi”. Nesër do të jetë konferenca për shtyp e Sanremos e nëse do të jem apo në Festival do ta flasim aty në biseda reale dhe jo imagjinare”, tha De Filippi. Pra fakti që do të jetë në konferencë, do të thotë që ky lajm e ka një bazë të vërtete. Kuptohet që edhe përgjigja e gazetarit, nuk kishte si të mungonte. “Bëra punën time. Teksa ne kemi botuar lajmin, Maria është rrugës për tek konferenca ku do të bëjë njoftimin se do të prezantojë Sanremon. Nëse u bë skandal, jam shumë i lumtur që e shkaktova”, tha ai.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password