Mallkimi i 26 dhjetorit: Kjo është dita më e rrezikshme në botë, u vranë mijëra njerëz

auto_sneg-cunami-eksplozija1-620x350_11482781103

Vetëm në 15 vitet e fundit në botë pikërisht në këtë datë janë vrarë mbi 350.000 njerëz. Po ashtu në këtë datë që nga viti 2000, kanë ndodhur fatkeqësi të mëdha natyrore, tërmete, cunami, stuhi dëbore, tornado dhe aksidente tragjike të shkaktuara nga faktori njëri, të tilla si zjarre apo eksplodime tubacionesh.

Sot është ditë zie në Rusi për vdekjen e 92 njerëzve të cilët ishin në aeroplan, por ai u rrëzua në Detin e Zi, jo shumë larg nga Soçi, shkruan “Lajmi.net”. Asnjë nga 92 njerëzit nuk kanë mbijetuar nga ky aksident, ndërsa rrethanat e rrëzimit ende nuk dihen.

Orteku i borës aso kohe kishte paralizuar kryeqytetin rus dhe kishte shkaktuar kaos të plotë në atë metropol, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, duke shikuar mbrapa në të kaluarën. Në këtë ditë të viti 2000, shpërtheu një zjarr në një disko në qytetin kinez Liojangu dhe vra 311 njerëz.

Tërmeti 6.3 ballë i shkallë Rihter goditi qytetin iranian të Bamit në vitin 2003, duke vrarë rreth 50.000 njerëz. Mbi 60 për qind e ndërtesave në Bam u shkatërruan, shkatërrimi sipas dëshmitarëve ishte “i paimagjinueshëm”.

Një valë gjigante e detit, cunami i shkaktuar nga një termet prej 8.9 ballësh të shkallës Rihter në afërsi të ishullit indonezian Sumatra, përfshiu brigjet e Indonezisë, Sri Lanka, Indi, Tajlandë, Maldive dhe Malajzi, duke vrarë më shumë se 280,000 njerëz.

Dy vjet më vonë, në vitin 2006, ka pasur një shpërthim në një tubacioni të naftës në periferi të Lagos, ku mbetën te vratë 850 njerëz dhe rreth 60 të tjerë u lënduan rënë. Nigeria, prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë, është e njohur për grupe kriminale që përpunojnë naftën dhe shpesh ndodhin aksidente të tilla. Gjatë shpërthimit janë djegur më shumë se 60 shtëpi aty pranë dhe 52 automjete.

Në vitin 2011, Filipine u godit nga një tajfun që vrau 1,249 persona, ndërsa rreth 1.000 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur. Tajfuni shkatërroi 10.000 shtëpi dhe u zhvendosën më shumë se 300. 000 mijë njerëz.

Dy presidentë amerikanë vdiqën më 26 dhjetor, një ditë pas Krishtlindjeve, sipas kalendarit Gregorian. Këta janë Harry Turman i vili vdiq në vitin 1972 . Ai u zgjodh president pas vdekjes së Franklin Ruzvelti. Në këtë datë vdiq edhe presidentin i 38-amerikan, Gerald Ford, pas 93 vjetësh.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password