• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Majlinda i vë vulën debatit me Majk: Si do i përgjigjesh ndërgjegjes dhe djalit për dramat në ‘internet’?

Mbrëmjen që lamë pas bëri bujë të madhe mediatike, debati mes reperit Majk dhe ish-të dashurës së tij me të cilën ka një djalë.

Roani i vogël u bë ‘molla e sherrit’ mes dy prindërve që e kthyen debatin në publik duke marrë vëmendje të madhe. Gjithçka nisi pas kundërpërgjigjes që Majk i ktheu një komentueseje në ‘Instagram’ e cila e akuzoi se nuk do djalin e tij. Pasi ai tregoi versionin e tij të historisë, sipas të cilit Majlinda nuk e lejon që ta takojë, e ëma e Roanit ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat e tij.

Por gjërat nuk kanë ndaluar me kaq. Modelja e njohur ka dedikuar disa rreshta për të sqaruar gjithçka në lidhje me çështjen që po diskutohet.

Ajo e ka akuzuar ish-partnerin e saj se po përdor famën për të mos arsyetuar veprimet e duhura. “Një person i cili e ul çdo femër pasi përfundon lidhjen tregon më së miri se çfarë ka në brendësi të tij. Nuk jam këtu për t’u bërë avokati askujt, por vetëm për të thënë publikisht që kam forcë, guxim dhe krenari të luftoj e t’i qëndroj përballë të vërtetës. Për mua Roani është bota ime, do të doja të ishte kështu edhe për babain e tij, sepse jam unë ajo që ndarjen e kam pranuar si një rrethanë shumë normale, por kjo nuk do të thotë që e kam menduar që një baba biologjik dhe këtë fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jetën time çdo ditë, do e bënte ‘vegël’ për të thënë të pavërteta….

… Ky ‘serial’ ka filluar me tendencën për ta mohuar atësinë, pastaj për ta pranuar dhe më vonë për të dytën herë për t’i vënë dilemë kësaj të vërtetë. U përgjigje para komentuesve, por si do i përgjigjesh ndërgjegjes tënde ose kur djali të rritet dhe të të  pyesë për të gjitha dramat që do të mbesin dëshmi në internet? Njerëzinë dhe karrierën mbaji larg njëra tjetrës, sepse njëra të sjell famë dhe para, e tjetra të bën të jesh ky që je, e që tregon që brenda teje zgjohet një ndërgjegje jo e pastër duke e arsyetuar mes postimeve”,-shkruan ndër të tjera Majlinda.

Siç duket ky debat do të vazhdojë edhe për pak kohë, ndërsa problemet mes dy personazheve të njohur publikë ka shumë pak gjasa të marrin zgjidhje./revistawho.com

CLOSE
CLOSE