• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Majlinda Bregu feston 44-vjetorin e lindjes, vajza e saj publikon fotografinë e shumë viteve më parë

Një fotografi shumë e thjeshtë por që mbart shumë kujtime, mund të shprehë çdo gjë që fjalët nuk mund ta thonë. Ditën e sotme një nga figurat më të dashura të politikës shqiptare, Majlinda Bregu, feston 44-vjetorin e lindjes dhe vajza e saj ka zgjedhur ta urojë me një fotografi ‘polaroid’ të rreth 23 viteve më parë. Në këtë foto Majlinda rrezaton një lumturi të madhe në fytyrë dhe ndoshta pikërisht për këtë gjë, vajza e saj “e ka nxjerrë nga arkivat” për ditën më të rëndësishme në jetën e nënës së saj. “Ditëlindjet më të lumtura për mamin tim të bukur”, – ka shkruar Kejda. Pavarësisht se ka kaluar një kohë e gjatë, duhet thënë se për Majlinda Bregun sharmi dhe eleganca e saj ka mbetur po e njëjtë. /revistawho.com