Majki dhe Majlinda janë komentuar shumë kohët e fundit për marrëdhënien e tyre të dashurisë. Ata e filluan lidhjen para disa muajsh dhe menjëherë e morën vëmendjen e mediave duke u bërë çifti më përfolur i showbizit. Por thuhet se çifti nuk janë më bashkë dhe këtë e dëshmon edhe instagrami i Majkut. Reperi i ka fshirë të gjitha fotografitë që kishte me të dashurën e tij, Majlindën. Pak kohë më parë ata u përfolën se do të bëheshin prindër, por mesa duket ky ka qenë një lajm i rremë.