Gjatë ditës së djeshme mijëra femra kanë protestuar në rrugët e Uashingtonit kundër Trump.
Në mesin e tyre ishin shumë figura të njohura të artit dhe muzikës. Rebelja, Madona nuk mund të mungonte në një ngjarje të tillë. Madje ajo ka rrezikuar pas një deklarate të fortë gjatë fjalimit të saj.
“Mirë se vini në revolucionin e dashurisë, të rebelimit, refuzimit tonë si gra në këtë moshë të re të tiranisë, ku jo vetëm gratë janë në rrezik, por të gjithë njerëzit të margjinaluar ku të qenit në mënyrë unike ndryshe tani me të vërtetë mund të konsiderohet një krim. Po, jam e zemëruar. Po, kam menduar gjatë që ta hedh në erë Shtëpinë e Bardhë… por zgjodha dashurinë.
Dhe kritikëve që insistojnë se ky marshim nuk duhet të kishte ndodhur, u them: Fuck You, Fuck You. Donald Trump, thithe sepse unë s’jam k*rva jote”, tha këngëtarja në mbyllje të fjalimit. “Do ta hedh në erë Shtëpinë e Bardhë”, ishte pjesa nga deklarata e saj e cila vuri në levizje gjithë forcat e Shërbimit Sekret amerikan. Madona do të vihet në hetim prej tyre.