Lupçe vazhdon t’i shprehë pakënaqësitë e tij ndaj çiftit Danjel-Fotini teksa është me Olsin dhe me Fiorentinës, por këtë herë duket se këta dy të fundit i kanë tërhequr vëmendjen pas sipas tyre, Lupçe po e ekzagjeron.
“Për kokën time, ata të dy ta shpifin. Do e marr bukën dhe do e e ha veç”, thotë Lupçe për Danjelin dhe për Fotininë.
Për Fiorentinën dhe për Olsin, megjithëse kanë pasur debate më të forta me ata, i tërheqin vëmendjen Lupçes duke i thënë të mos vazhdojë më me të njëjtat histori.
“Mjaft tani, mjaft, nuk ka lezet”, i thotë Olsi. “Unë nuk kam inat se çfarë bëjnë ata”, thotë Fiorentina.