Lupçe nuk mund ta shmangë diskutimin për Danjelin dhe Fotininë, me të cilët në fillim pati një marrëdhënie mjaft të mirë. Tashmë, ai diskuton me Olsin dhe me Fiorentinën marrëdhënien e Danjelit me Fotininë në çift, duke thënë se ata e ekzagjerojnë me puthje.
“Ata e ekzagjerojnë me puthje. Pse unë, nuk e dua Katerinën? Por nuk bëjmë ashtu”, thotë Lupçe. Fiorentina thotë se ata e bëjnë për lojë, prandaj edhe nuk zihen në çift.
“E kanë thënë dhe në spektakël. Fiton çifti me më shumë bashkëpunim, nuk zihen dhe ka dashuri. Por babai dhe nëna ime kanë 30 vite bashkë dhe sërish zihen me njëri-tjetrin”, tha Lupçe.