Lulzim Basha e ka thirrur për deputete në Tiranë, flet Floriana Garo: E vërteta qëndron kështu!


Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se prezantuesja bukuroshe e Tv Klan Floriana Garo është thirrur të kandidojë si deputete e Partisë Demokratike. Sipas raportimit të portalit “News Bomb”, pas këshillimit me ish-Kryeministrin Sali Berisha, Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ka propozuar ish-Miss-it që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, e treta në listën e kandidatëve të Tiranës. Mirëpo e kontaktuar nga “revistawho.com”, moderatorja dhe autorja e “Jo vetëm modë”, tregon se e vërteta qëndron krejt ndryshe. Në fakt, Floriana deklaron se në këtë lajm “nuk ka asgjë të vërtetë”. Pra ajo kurrë nuk ka marrë një propozim për t’u bërë deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Nëse do të bëhej, ajo do të ishte pa diskutim deputetja më e bukur në parlamentin tonë e pse jo një nga femrat më tërheqëse të politikës në botë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password