lefuture

“Lufta e yjeve”, Emilia Clarke i bashkohet kastës së aktorëve

emilia-clarke-game-thrones

Ylli i “Game of Thrones”, Emilia Clarke do t`i ndërrojë dragonjtë me udhëtimin hapësinor ndërgalaktik pas konfirmimit se do të jetë pjesë e kastës së aktorëve të serisë më të fundit të “luftës së yjeve”. Bukuroshja britanike do t’i bashkohet Alden Ehrenreich, që interpreton Han Solon dhe Donald Glover, i konfirmuar tashmë në rolin e Lando Calrissian. “Lufta e yjeve: Një shprese e re”, do të fokusohet tek vitet e formimit te Solos dhe Calrissianit të kthyer në kontrabandiste hapësinor. Konfirmimi i Clarke erdhi pas spekullimeve të shumta se për rolin e saj, ishin lakuar disa emra përfshirë këtu Tessa Thompson, Naomi Scott dhe Zoe Kravitz, e bija e muzikantit Lenny Kravitz. Njëri nga episodet e sagës së famshme, “Zgjimi i Forcës” solli fitime prej me shumë se 2 miliardë dollarësh, ndërsa aventura e re epike: “Batakciu, një histori e luftës së yjeve”, që shfaqet ne dhjetor, besohet se do ta ndihmoje kompaninë Disney Films, të grumbulloje shumën rekord të 7 miliardë dollarëve. Filmi i ri, xhirimet e të cilit nisin në janar, ndërsa premiera llogaritet të jetë majin e 2018-tës, fokusohet pikërisht tek jeta e Han Solos, i cili kthehet nga kontrabandist në një lider të aleancës rebele e lufton kundër perandorisë tiranike të Darth Vader.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password