‘Lucy’ do ju ndriçojë shtëpinë, ja për çfarë bëhet fjalë (VIDEO)

1476270426lucy

Diva Tommei, 32 vjeç ka qënë studente doktorature për bioinformatikë në universitetin e Kembrixhit, dhe ka kaluar shumë kohë në një zyrë të errët. Për këtë i erdhi idea e shpikjes së një pajisje që drejton dritën natyrale dhe transformon hapësirën e saj të punës. “Kur njerëzit më vizitojnë dhe vijnë në zyrën time, duket sikur thonë ‘Prit, e dua këtë në shtëpi”, thotë Diva për Mashable. Pas përfundimit të studimeve Diva u kthye në shtëpinë e saj në Romë ku nisi të përmirësonte shpikjen e saj. Ajo u takua me bashkëpunëtorin e saj Mattia, dhe krijuan “Lucy”, një robot kristali që reflekton dritën e diellit në shtëpinë tuaj. Lucy mblodhi 250 mijë dollarë gjatë programit të saj, dhe sot me një staf prej 12 vetësh, pretendojnë ta prodhojnë masivisht.

Si punon Lucy?
“Lucy, teknikisht është një heliostat. Reflekton dritën e diellit brenda shtëpisë gjatë ditës dhe ju nuk duhet të bëni asgjë. Ajo e merr dritën e diellit, duke fiksuar edhe pikën ku ju dëshironi dritë, duke e drejtuar për atje”, rrëfen Diva. Lucy e bën këtë duke përdorur një sensor të veçantë që i reziston motit. Ka një dizajn italian në formën e një topi kristali, dhe dërgon dritën me një intensitet që lexohet nga një algoritëm. E veçanta e Lucy është se është komplet autonome. Ajo e përdor dritën e diellit edhe për të punuar vetë dhe e gjen dritën kudo që ta vendosni ju. Diva pret që Lucy të prodhohet masivisht, dhe kushton 199 dollarë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password