Jo të gjithë i qëndrojmë besnikë traditës për të publikuar fotot e fëmijëve në rrjetet sociale. E njëjta gjë ndodh dhe me personazhet e famshëm. Një prej tyre është dhe Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares Shqiptare. Ai është nga të paktët personazhe që gjithmonë është treguar i kujdesshëm për publikimin e fotove të Bojkenit. Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar. Futbollisti i njohur është tunduar dhe më në fund ka postuar një foto ku shfaqet përdore me djalin dhe bashkëshorten. Një kornizë e bukur familjare.