lefuture

Loja telefonike që ndihmoi shkëncëtarët të studiojnë sëmundjen e rëndë, shqiptarët renditen të parët

15128648_10207785312934093_286210595_n

Hera e parë në histori që një lojë në telefon mbledh të dhëna shkencore që i shërbejnë shkencëtarëve për studime, në gjetjen e zgjidhjes për sëmundjen e rëndë të demencës mendore. Loja quhet “Sea Hero Quest” dhe është prezantuar nga Deutsche Telekom. Në këto muaj është luajtur nga rreth 2.5 milionë persona në 193 vende të botës duke kontribuar në studimin më masiv të demencës në historinë botërore. Edhe shqiptarët sapo loja u bë e njohur nga mediat apo blogerë që udhehoqën ndjekësit e tyre që ta shkarkojnë dhe luajnë Sea Hero Quest, filluan ta sfidojnë njëri-tjetrin duke arritur rezultate të larta. Blogeri Olti Curri, pasqyroi në faqen e tij këtë garë në lojën që zbavit dhe ndihmon kërkimet shkencore. Në postimin e tij të fundit mësuam se në Shqipëri loja u shkarkua dhe u luajt nga rreth 50.000 persona. Në raport me popullsinë, kjo shifër është më e larta nga të gjitha vendet që dhanë kontribut. Numri më i madh i lojtarëve në Shqipëri janë meshkuj, që arrijnë 61% të numrit total. Rezultatet fillestare pritet të ndihmojnë për zhvillimin e testeve që do të diagnostikojnë demencën në fazë të hershme. Tashmë loja “Sea Hero Quest” do të përshtatet për përdorim klinik.

15139329_10207785312854091_1493583064_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password