close
Breaking NewsLajme

Loja e vërtetë e “BB” zhvendoset jashtë shtëpisë, ja si po bëhet lufta në jetën reale mes tri çifteve të forta

ciftet

Tri çiftet më të forta të “Big Brother 9”, Damiano-Armela, Ervin-Sidrita dhe Xheni-Benard përkundër parashikimeve të fansave të tyre, tashmë janë jashtë lojës. 26-vjeçari Damiano dhe e dashura e tij modele Armela u eliminuan të shtunën, pasi “Big Brother” vendosi që menaxheri që jeton në Suedi duhet të dalë nga shtëpia, pasi ka thyer rregullat bazë të lojës.

Banorëve i mbërriti një zarf i zi ditën e enjte, ku thuhej se një prej banorëve ka shkelur rregullat bazë të këtij “reality show” dhe mbrëmjen e spektaklit do të mësohej vendimi. Banorëve iu shfaq një video me rregullat e thyera nga Damiano. Së pari, një vajzë ishte paraqitur pranë redaksisë së “Big Brother” si e dashura e tij.

Ajo tha se ata kishin rënë dakord që Damiano do të paraqitej si “single”, fakt ky i vërtetuar në një video të publikuar nga një miku i Damianos, e realizuar vetëm pak ditë para nisjes së “Big Brother”. Gjithashtu u vërtetua edhe se gjatë qëndrimit në hotel, ai ka komunikuar me telefon dhe kjo ishte një shkelje tjetër.

DAMIANO
Gjatë spektaklit të së shtunës së dy javëve, Arbana Osmani lexoi zarfin e mbërritur për Damianon, ku thuhej: “Big Brother është një reality show i vërtetë dhe korrekt. Big Brother duhet t’i garantojë publikut që voton transparencën e konkurrentëve brenda në shtëpi. Për sa i përket konkurrentit Damiano, nuk e kemi më garancinë e kësaj transparence, prandaj Damiano duhet të dalë nga shtëpia”.

Por, ai ishte çift me Armelën dhe në bazë të rregullave të lojës, së bashku me Damianon nga shtëpia largohet edhe ajo.

Kujtojmë që dhe Ervini e Sidrita pas daljes ndanë me ndjekësit një status ku shkruanin se kaq ishte lidhja e tyre, deklaratë që në fakt u përmbys pas publikimit të fotove bashkë si të dashur.Ervin-18193121_102091386701

Ndërsa një nga çiftet e eliminuara javën e kaluar, Xheni dhe Benardi, kanë krijuar shumë debat në rrjetet sociale. Fansat e tyre janë revoltuar aq shumë, sa që kanë bërë peticion dhe kërkesë stafit të “Big Brother” për të hapur televotim që Xheni dhe Benardi të rikthehen në shtëpi.Benardi-Xheni-17972221_1020

Nëse do të ndodhë ose jo një gjë e tillë këtë javë, mbetet të shihet. Por, gjithsesi, ajo që bën përshtypje është se pa frikë mund të themi se Xheni dhe Benardi po jetojnë një lidhje të vërtetë.

Edhe pse gjatë lojës ata ishin në një marrëdhënie të komplikuar, boksieri 21-vjeçar nga Lezha e ka marrë shumë seriozisht këtë histori, pasi ndryshe nga djemtë e tjerë, ai e ka marrë Xhenin në shtëpinë e tij, duke e prezantuar me familjarët.

Të tria çiftet duket se i kanë hapur luftë të fortë njëri-tjetrit se kush e kush të fitojë me shumë epërsi dhe besueshmëri te fansat./ Panorama

Tags : armela damianoervini sidritaxheni benard
loading...